21:52 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

S’ka viza deri në 2020, si shenjë proteste bëhet thirrje të dilet me këtë trakë!

Deklarata e komisionarit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka zhgënjyer shumë qytetarë gjithandej vendit.

Sipas tij, kosovarët nuk do ta kenë mundësinë të lëvizin pa viza së paku deri më 2020.

Sigurisht, viti 2020 duket të jetë shumë vonë për ta, shkruan Indeksonline.

Si shenjë e ‘dëshpërimit’, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e cila bënë thirrje për të dalë me një shirit të bardhë me yll yë Evropës.

Biznesmenja kosovare,  Linda Shala ka publikuar të njëjtim imazh, ku padyshim nuk është aspak e kënaqur sa i përket lëvizjes së qytetarëve në Bashkimin Evropian. /Indeksonline/