10:42 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

S’ka vota në Kuvend për t’i votuar rekomandimet e LVV-së dhe LDK-së

Votimi i rekomandimeve të interpelancës për kryeministrin, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së LDK e VV lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave nuk ka marrë dritën jeshile nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Me 45 vota për dhe 1 abstenim ishte vota, derisa shumica e pozitës nuk kanë votuar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti i këtij subjekti, Shkumbin Demaliaj  tha se nuk është e nevojshme të votohen këto rekomandime, shkruan Indeksonline

“Besojë se ne nuk duhet të bijmë në këto standarde të dyfishta. Presim që çfarë po interferon Gjykata Kushtetuese atëherë mund të votojmë. Të vendoset një standard. Meqenëse është dërgu në Kushtetuese, të presim dhe këto rekomandime të shuhen”, u shpreh ai.

Temat: