22:34 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Skandal” në Superligë, fillimisht ishte deleguar një gjyqtar tjetër para Çakës për ndeshjen, Ferizaj – Prishtina

Emërimi i Dardan Çakës për ta drejtuar ndeshjen, Ferizaj – Prishtinë ka shkaktuar debat të gjerë.

Së fundmi, klubi ferizajas reagoi përmes rrjeteve sociale duke pyetur se pse Çaka duhet ta drejtojë gjithnjë Prishtinën.

Ferizaj ka shtuar faktin se gjyqtari në fjalë ka drejtuar Prishtinën në 7 prej 15 ndeshjeve të deritashme këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Por, për këtë ndeshje, fillimisht, Çaka nuk ishte deleguar për ta drejtuar këtë ndeshje.

Olle ka publikuar dokumentin, ku shihet se një gjyqtar tjetër në vend të Dardanit ishte deleguar për ta drejtuar këtë ndeshje.

Përndryshe, ndeshja, Ferizaj – Prishtina e hapë javën e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll në mesditën e nesërme./IndeksOnline/