09:03 / E Premte, 09 Shtator 2022 / B O

Skandal në US Open, në turneun prestixhioz tifozët po pinë marihuanë në tribuna!

Gjersa po i afrohet fundi turneut prestixhioz të tenisit “US Open”, një temë tjetër po merr peshën e vet në këtë turne të famshëm. Tifozët në tribuna po pinë marihuanë dhe kjo gjë po i pengon tenistët.

Nick Kyrgios ishte i pari që u ankua duke thënë se tymi i marihuanës po e pengon atë gjatë ndeshjeve.

“Tymi i marihuanës mund të dëmtojë lojtarët që vuajnë nga astma, sikur mua. Njerëzit nuk e dinë që jam astmatik. Kur vrapoj dhe nuhas këtë tym, e kam të vështirë të marr frymë” ka thënë Kyrgios.

Ankesën e radhës e ka bërë edhe tenistja çeke, Barbora Krejcikova. Ajo u ankusa se ndjeu erë marihuanë në pjesën e pasme të fushës. Gjyqtari kërkoi që tribunat të kontrolloheshin./Indeksonline/