18:22 / E Martë, 01 Shtator 2020 / C E

Skandaloze: Bandat e korruptuara të FFK-së nuk akreditojnë gazetarët që kritikojnë punën e tyre

Kosova A dhe Kosova U21 do të zhvillojnë ndeshjet ndërkombëtare gjatë muajit shtator.

Skuadra e drejtuar nga Challandes luan në Itali kundër Moldavisë derisa e pret në Prishtinë Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërsa skuadra e Rafet Prekazit luan ndeshjen kualifikuese për Europianin U21 kundër Anglisë të premten në Fadil Vokrri, shkruan Indeksonline.

Por në dy ndeshjet që luhen në shtëpi, FFK nuk ka akredituar shumë gazetar që ndër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit.

Shumë gazetarëve i është kthyer kërkesa si negative dhe nuk mund ta kryejnë punën e tyre për të raportuar nga vendi i ngjarjes.

Njëri ndër ta është edhe gazetari i Supersportit, Arlind Sadiku i cili ka marrë përgjigje negativë në kërkesën e tij për akreditim për ndeshjen Kosovë – Angli.

Kjo më shumë duket si hakmarrje ndaj atyre që kanë ngritur zërin për parregullsitë që e kanë karakterizuar Federatën gjatë gjithë vitit.

Më poshtë është edhe reagimi i Sadikut:

Federata ma paska refuzu kerkesen per akreditim ne ndeshjen Kosove U21 – Angli U21. Mendojne qe ne kete forme munen me na mbylle gojen apo mu hakmarre, kush e di… Gabim jeni.

Duhet ta kuptoni qe Kombetarja e Kosoves, prej grupmoshave te reja e deri te A-ja, nuk eshte prone private e juaja. Merita e suksesit te tyre i takon ekskluzivisht futbollisteve, pastaj trajnereve e stafit. Eshte per cudi se si kreret e FFK-se mundohen ta cilesojne kete sukses si te tyre.

Me kujtohet Fadil Vokrri cfare pune galopante ka bere dhe fale punes se tij qe ndertoje themelet, jemi ketu ku jemi. Pavaresisht kesaj, ate asnjehere nuk e mbaje mend duke marre merita dhe duke u livdu.

Nese dojme me shku perpara duhet me pas casje dhe sjellje profesionale, me i pranu kritikat qe jane me vend dhe u mundu mu permiresu.

Suksese Kombetares tone.