13:41 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Skandaloze: FFK-ja legjitimon “puçin”, që ndodhi te KF Liria

Federata e Futbollit e Kosovës po bën përpjekje të vazhdueshme për të kapur çdo skuadër të mundshme.

Këta njerëz kanë legjitimuar kuvendin skandaloz të KF Lirisë, për shkarkimin e kryetarit Iljaz Iljazit.

Më 16 dhjetor 2019 një grup ish-kuvendarësh (të zgjedhur në vitin 2015) kanë ftuar një kuvend dhe në mënyrë jo legjitime kanë shkarkuar kryetarin e klubit.

Sipas Erxhan Danës, ky kuvend u njoh nga FFK-ja edhe pse kuvendi u mbajt nga persona që nuk ishin të zgjedhur.

Federata e Futbollit e Kosovës, njeh vendimet dhe legjitimitetin e Kuvendit të KF LIRIA, mbajtur më.16.12.2019. Pas konfirmimit të MAP-it, Departamentit për OJQ, vjen konfirmimi edhe nga FFK-ja. Suksese e na priftë a mbara të gjithëve!”, ka shkruar Dana në Facebook.

Kjo tregon edhe një herë tentativat dhe presionet e vazhdueshme të Agim Ademit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të kapur çdo skuadër të mundshme në mënyrë që të vazhdojnë mandatin jo legjitim.

Erxhan Dana shihet se është njeri i afërt me drejtuesit aktualë të FFK-së. /IndeksOnline/