17:01 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Skandaloze, kështu u sulmuan tifozët e Chelseat nga sigurimi i Barcelonës (Video)

Skuadra e Chelseat u eliminua nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/8 së finales.

Blutë e Londrës u mposhtën 3 me 0 nga Barcelona në “Cam Nou”, transmeton IndeksOnline.

Një numër i vogël i tifozëve të Chelseat kishin udhëtuar nga Londra për në Barcelonë, për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Përkundër humbjes, ata u trajtuan në mënyrën më të keqe nga sigurimi i stadiumin “Camp Nou”.

Pas ndeshjes një numër i tifozëve të Chelseat u lënduan, pasi sigurimi i stadiumit goditi ata me shkop.

Pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, është një fakt i mirë për shtëpinë më të madhe të futbollit UEFA, që të marr masa të rrepta ndaj Barcelonës.

Me fitoren e mbrëmshme, ekipi i Valverdes siguroi çerekfinalen, kurse nesër në short mëson kundërshtarin./IndeksOnline/