17:16 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skandaloze: Komisioneri për Zgjerim me libër “Kosovo i Metohije” e pret Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Vuçiq u prit nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji me libër “Kosovo i Metohije”, shkruan Indeksonline.

Varheji postoi një fotografi në Twitter, ku pranë tyre shihet edhe pogaçja serbe.

Hoti në këtë takim po shoqërohet nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Si ndërmjetësues nga ana e BE-së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak./Indeksonline/