08:14 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Skandaloze: Serbia ia mbyll dyert e kufirit sportistëve kosovar (Foto)

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.

Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Ata janë rikthyer në Prishtinë./IndeksOnline/