19:41 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

S’kanë të ndalur aksidentet me fatalitet, vdes edhe një kosovar! [Pamje]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Trudë të Prishtinës, përkatësisht në hyrje të autostradës që hynë prej Podujevës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Lidhur me këtë, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Mësohet se aksidenti ka ardhur pasi që vetura që ka goditur vitktimën ishte futur në kahjen e kundër të autostradës, me  ç’rast ka rezultuar  me humbje të jetës së viktimës.

Indeksonline iu sjellë pamje të aksidentit tragjik dhe po ashtu të rrugës ku janë krijuar kolona të gjata.