15:48 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skeletet e Modenës ishin meshkuj, u gjetën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit

Hulumtuesit kanë raportuar se skeletet, të cilat u zbuluan në vitin 2011 në Modena, u quajtën Dashnorët e Modenës, pasi u gjetën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, janë meshkuj, raporton BBC.

Kur u gjetën në vitin 2011, studiuesit nuk mund të përcaktojnë gjininë e tyre, pasi janë ruajtur dobët. Por me teknologjinë e re, e cila përdor proteina nga smalti, gjinia e tyre është zbuluar.

Por natyra e marrëdhënies midis dy njerëzve që jetuan midis shekujve 4 dhe 6 para Krishtit mbetet një mister, transmeton KosovaPress.

Studiuesit nga Universiteti i Bolonjës në revistën kërkimore “Nature’ raportuan se gjetjet e reja mund të ndihmojnë në të kuptuarit e praktikave të varrimit në atë kohë.

Disa sugjerojnë se skeletet e gjetura mund të kenë qenë të afërm ose ushtarë që vdiqën së bashku në betejë.