20:02 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skënderbeu humb gjyqin në Gjykatën Federale, mbetet në fuqi dënimi me 10 vjet në garat evropiane

Klubi i Skënderbeut e ka humbur betejën me Gjykatën Federale në rastin e CSA-së të vendosur për kubin nga Shqipëria.

Vendimi i CSA-së ishte që Skënderbeu të dënohet me 10 vjet mos-lojë në garat Evropian, dhe të njëjtë gjë e njoftoi edhe Gjykata Federale e cila nuk e largon vendimin e mëparshëm, shkruan IneksOnline

Njoftimi i plotë i skuadrës së Skënderbeut:

” Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor.

Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!”.