75 Mall Live Search
18:33 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skënderbeu largon dy lojtarë në merkaton e janarit

Skuadra e Skënderbeut e mbylli vitin kalendarik 2017 me shumë suksese. Klubi u shpall kampion në Superiore dhe mbylli fazën e grupeve në Europa Ligë me pesë pikë.

Korcarët do të mbesin pa dy lojtarë kryesor gjatë mini-afatit të janarit.

Pasi futbollistë si Bajram Jashanica dhe Martin Nespor do të largohen nga klubi shqiptar.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës është i lidhur ngushtë me një transferim në Rusi, te klubi ku luajnë Odise Roshi, Bernard Berisha dhe Bekim Balaj.

Në anën tjetër, Nespor kërkon largimin nga klubi për shkak se nuk ka gjetur hapësirë në formacionin bardhekuq./IndeksOnline/