19:01 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Meksikë – Gjermani/ FIFA shpall futbollistin e ndeshjes (Foto)

Kombëtarja e Meksikës e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës “Rusi 2018”.

“Trikolorët” mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 kampionin aktual botëror, Gjermaninë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollisti i PSV-së, Hirving Lozano.

Po i njëjti futbollist ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në këtë ndeshje.

Gjermania ndeshjen e radhës e luan ndaj Suedisë, kurse Meksika ndaj Koresë së Jugut./IndeksOnline/