Skënderbeu: Nuk ka “marrëveshje” apo garanci për dënimin 3-vjeçar
Skënderbeut ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth lajmit të publikuar sot në një nga gazetat sportive në vend se drejtuesit e klubit kishin udhëtuar drejt Zvicrës dhe se kishin marrë atje garanci për një dënim prej “vetëm” tre vitesh nga zyra ligjore që e përfaqëson.
Postimi i plotë:
Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.
KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një ‘marrëveshje’ ose garanci për një dënim 3-vjeçar.
KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij proçesi për pafajësinë absolute të klubit.