13:12 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Skerdi dhe Vesa festojnë përvjetorin e lidhjes, bashkëshortja e tij bën dedikim të veçantë

Një vit më parë reperi, Skerdi dhe bashkëshortja e tij Vesa  Rama kurorëzuan dashurinë e tyre.

Dyshja tashmë është në pritje të fëmijës së parë, ndërsa sot feston përvjetorin e kurorëzimit, shkruan Indeksonline.

Ishte Vesa ajo që përmes një postimi në Instagram ka bërë një dedikimi unik për njeriun e zemrës.

“Si sot një vit më parë, ishte dita më e lumtur e jetës time…Ti më dhe mbiemrin tënd për të qenë bashkë deri në përjetësi, për të krijuar kujtime e për t’i falur dashuri njëri-tjetrit derisa vdekja të na ndajë. Faleminderit që i ke dhënë kuptim ditëve të mia, faleminderit që ishe dhe je me mua sa herë që unë kam nevojë e mbi të gjitha faleminderit për dashurinë e pastër.
Ti je jetë për mua.Gëzuar njëvjetorin e kurorëzimit drita ime. Të duam, unë dhe engjëlli jonë që së shpejti vjen në jetë.30.10.2018”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Skerdio vazhdon të jetë prezent me projekte muzikore./Indeksonline/