13:33 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Skifterat” dogjën flamurin grek, në Qipro presin Cërvena Zvezdën me thirrje “Kosova është Serbi!”

Ultrasit e APOEL-it hakmerren ndaj atyre të Gjilanit. “Skifterat” kishin djegur flamurin grek para ndeshjes me qipriotët dhe kjo normalisht i tërboi ata.

Klubi dardan kritikoi ultrasit e tyre, ndërkohë që edhe në Greqi pati reagime për incidentin e ndodhur në Prishtinë.

Hakmarrja nuk ka vonuar, pasi në Qiproja një ditë më parë ka zbarkuar Cërvena Zvezda dhe ultrasit e APOEL-it e kanë pritur ekipin serb me thirrjet “Kosova është Serbi!”. Cërvena Zvezda luan sot pasdite, prej orës 17:00, kundër Omonia Nicosias.