12:22 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Skifterët” festojnë 20- vjetorin e formimit

Tifozët e Gjilanit “Skifterët” kanë shënuar sot një përvjetor të veçantë.

Së bashku me futbollistët, trajneri Gentjan Mezani dhe zyrtarët e klubit është festuar 20- vjetori i formimit si grup, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast është organizuar një ekspozitë ku u shfaqen fotografi nga kujtimet dhe momemtet më të mira të “Skifterëve”.

Sigurisht se rivaliteti me Dritën ka dhënë ndër vite pamje spektakulare dhe koreografi të mrekullueshme.

/Indeksonline/