13:18 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

“Skifterat” ndihmojnë Komunën e Gjilanit në Shtabin e Emergjencës

Tifo-grupi “Skifterat” në pamundësi të jenë në shkallët e stadiumit, kanë zgjedhur një menyrë tjetër që këtë të diele t’i dalin në ndihmë Shtabit Emergjent për parandalimin e përhapjes së COVID19.

“Në pamundësi për të qenë në shkallët e stadiumit edhe këtë të diele, zgjodhëm të japim kontributin tonë pranë Shtabit Emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Komunën e Gjilanit!

Qytetarët e Gjilanit kanë treguar një vetdijësim të lartë në aplikimin e masave mbrojtëse dhe për ti shkuar deri në fund ne bashkë me grupet tjera rinore sot iu bashkuam aktivitetit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për shpërndarjen e materialeve edukuese dhe ngritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve në këtë situatë.

Të qëndrojmë në shtëpi, pastër dhe me durim, duke mbrojtur shëndetin personal dhe shoqëror!”, shkruhet në njoftimin e Ultras Skifterave.