20:00 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

“Skifterat” reagojnë pasi Munishi u bë trajner: Mund të na e shkelin besën, por nuk mund të na e vjedhin shpresën

Tifozët e klubit të Gjilanit “Skifterat” kanë dal me një reagim pasi që Ismet Munishi u bë trajneri i ri ekipit.

Ata kanë thënë se deklaratat e Ismet Munishit në të kaluarën kundër Gjilanit nuk kanë peshë më shumë se interesi i klubit, transmeton Indeksonline.

“Skifterat” kanë bërë të ditur se mbështesin vendimet e kryetarit të klubit për të reformat e duhura dhe të nevojshme.

Postimi i plotë i “Skifterave”:

Mund të na e shkelin besën, por nuk mund të na e vjedhin shpresën!

Besnikëria për klubin tonë nuk është e rastësishme, as nuk na e sollën lojtarët e as nuk na e ruajtën trajnerët për mbi dy dekada veprimtari. Lojaliteti jonë u ruajt dhe u kultivua mes shumë brezash e me shumë fanatizëm!

Zhvillimet e viteve të fundit kanë ngjallur shumë paknaqësi por asnjëherë për epilog nuk patën dorëzimin, prandaj:

Ritheksojmë se në pamundësi për të qenë prezent në stadiume, vazhdojmë të mbështesim vendimet e Kryetarit të klubit për të jetsuar reformat e nevojshme dhe të duhura.

Insistojmë në përgjegjësi profesionale dhe morale në vazhdimësi nga të gjithë akterët në klub, në veçanti nga lojtarët dhe shtabi teknik, duke denoncuar dhe dënuar çdo maniverzim dhe angazhim të dobët në kryerjen e detyrave.

Deklaratat jo profesionale mbi tifozerinë nga trajneri në largim dhe në ardhje nuk kanë peshë më shumë se interesi dhe gjendja e klubit dhe ne nuk ushtrojmë veprimtarinë tonë bazuar në to, prandaj premtimet dhe keqardhjet nuk i gjykojmë dhe duhet t’i lëmë anash e të fokusohemi në ngritjen e nivelit të punës dhe rezultateve.

Do të vazhdojmë të mbështesim ecjen tutje me shpresën se tranzicioni i nevojshëm do të ndodh, sukseset dhe dështimet nuk kanë emër të përvetshëm por janë rezultat i të gjithëve aty! Gjilani mbi të gjitha