75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / G T

“Skifterat” reagojnë për humbjen e Gjilanit: Koha për të folur, e patolerueshme!

Skuadra e Gjilanit dje pësoi humbje nga Vëllaznimi i Gjakovës dhe u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Tifozët “skiftera” përmes rrjeteve sociale kanë bërë një reagim në lidhje me situatën e klubit, shkruan Indeksonline

Ata nuk e pranojnë kurrsesi këtë humbje dhe mbi të gjitha gjendjen e klubit. Që në fakt, e duartrokasin organizimin dhe përgatitjet, por jo rezultatet.

“E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme! Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh”, shkruhet në një pjesë të reagimit.

Reagimi i plotë: