17:12 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Skivajni bëhet me stacion meteorologjik

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, me moton  “Moti-gati, klima-zgjuar”, ka inauguruar Stacionin Meteorologjik Automatik në Skivjan- Gjakovë.

Në ceremoninë inauguruese, në emër të ministres Albena Reshitaj mori pjesë zëvendësministri Fatmir Matoshi i cili deklaroi se klima dhe moti janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zhvillimore të një vendi, prandaj duke e forcuar shërbimin e meteorologjisë dhe klimatologjisë ne do të përmirësojmë edhe procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit për zhvillimet e ardhshme.

Me këtë projekt do të bëhet  regjistrimi i disa parametrave meteorologjik siç janë: Temperatura e ajrit, lagështia, shtypja atmosferike, reshjet si dhe drejtimi dhe shpejtësia e erës.