21:10 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / A. A

Skocezët nuk do të ulen në gjunjë gjatë EURO2020

Kombëtarja e Skocisë ka bërë të ditur që nuk do të praktikojnë uljen në gjunjë para ndeshjeve në EURO 2020.

Këtë praktikë është duke e ushtruar që disa muaj Anglia, si shenjë lufte kundër racizmit, shkruan Indeksonline.

Skocia do të luaj kundër Anglisë më 18 qershor në Wembley.

Federata skoceze ka bërë të ditur futbollistët do të qëndrojnë në këmbë për disa sekonda, në përkrahje të luftës kundër racizmit.

/Indeksonline/