Skriniar do të ndjek hapat e Hamsikut (Foto)
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka zbuluar se si ai synon ta ndjek karrierën e shokut të tij sllovak Marek Hamsik .
Forma e tij ka marrë lavdërime nga bota e futbollit, gjë që ka rezultuar me vendin e dytë në garën e futbollistit sllovak të vitit, pas legjendës së Napolit Hamsik.
Duke folur në ceremoni, Skriniar shprehu krenarinë e tij për të luajtur për Interin dhe se si ai synon të ndjekë hapat e Hamsik-ut, bashkatdhetarit të tij.
Skriniar ka thënë: “Më pëlqen Interi, jam shumë i lumtur që jam këtu”.
“Do të ishte mirë të kisha një karrierë si Hamsik në Napoli”.
Skriniar u bashkua me Interin verën e kaluar për një pagesë prej 23 milionë funte, dhe që atëherë është aktivizuar rregullisht në mbrojtje për Nerazzurrët duke bërë 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /IndeksOnline/