75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 23 Korrik 2024 / L K

Skuadra 6 herë kampione e Francës bie në ligën e tretë

Girondins de Bordeaux, gjashtë herë kampionë të Francës, njoftuan këtë të martë se janë pajtuar të bien në ligën e tretë.

Ky vendim vjen për shkak të mungesës së marrëveshjes me grupin amerikan Fenway Sports Group për marrjen e klubit.

Skuadrës franceze i duheshin 40 milionë euro investime për të paguar borxhet, gjë të cilën kompania amerikane nuk ka pranuar ta bëjë.

Kjo është rënia më e madhe në histori të ish-skuadrës së Zidanes që nga themelimi i saj në vitin 1937./Indeksonline/