19:44 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Skuadra e Dritës teston lojtarët për Covid-19 para nisjes për në Nyon, publikon rezultatet


Skuadra  e Dritës ka testuar të gjithë lojtarët për Covid-19, ku edhe sot kanë pranuar përgjigjen nga IKSHPK.

Pra, me testimet e fundit asnjë lojtarë dhe personel i stafit teknik nuk ka dalë i prekur me koronavirus, njofton klubi i Dritës përmes një postimi zyrtar në Facebook, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se 17 persona nga stafi i Dritës do të testohen sërish, kjo që të kenë siguri shtesë.

“NJOFTIM

E njoftojme te gjithe opinionin e gjere qe klubi jone dje(e merkure) i ka kryer testet per Covid-19 per 32 pjestare te klubit qe do te udhetojne ne Nyon te Zvicres.

Sot ne oret e pasdites kane dal rezultatet negative ndersa nga IKSHPK eshte kerkuar qe 17 persona te ritestohen per shkak te sigurise sepse ne do te jemi pjesmarres ne nje kompeticion te rendesishem.

Rezultatet per te ritestuarit do te dalin ne mbramje rreth ores 21:00.

Urojm qe te gjithe te rezultojne negative ne teste!

FC DRITA”.

Kujtojmë se Kampionët e Kosovës, FC Drita do të përballen të shtunën me fillim nga ora 18:00 me klubin e Andorrës, Inter Club Escaldes në Nyon të Zvicrës.

Mos i humb