10:23 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Ferizajt harron debaklin nga Prishtina, të dielën nis misionin e fitoreve

Skuadra e Ferizajt në ndeshjen e fundit pësoi debakël nga Prishtina, duke u mposhtur me rezultat 8:1.

Por, këtë humbje duket se “ujqit” e kanë harruar dhe janë të gatshëm që ta arrijnë synimin për këtë sezon, mbijetesën në Superligë, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi skuadra e Ferizajt ka shkruar se kur janë të bashkuar arrijnë gjëra të mëdha.

Postimi i plotë i Ferizajt:

Mirëmëngjesi, të nderuar tifozë “ujq” dhe qytetarë të Ferizajt, në sezonin e kaluar në fillim të sezonit pranveror ishim pothuajse të pashpresë për mbetje në Superligë, pasi ishim shumë larg objektivit, se shumica e analistëve thonin se Ferizaj nuk ka mundësi të shpëtojë nga rënia.

Por ne arritëm synimin së bashku, duke mbyllur kampionatin në vendin e 5-të! Kjo duke u treguar të gjithëve se kur jemi të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Besojmë fuqishëm që kjo forcë e bashkimit do të jetë edhe këtë sezon, të kemi një mision të fitoreve dhe angazhimit të gjithë futbollistëve, tifozëve dhe bordit udhëheqës të klubit per te arritur synimin.

Forca FERIZAJ!

Mirmengjesi-te nderuar tifozë Ujqit dhe qytetar të Ferizajt, në sezonin e kaluar në fillim te sezonit pranveror…

Publiée par FC Ferizaj sur Vendredi 12 juin 2020