11:40 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Feronikelit del negativ, asnjë i infektuar me koronavirus

Feronikeli, ashtu si klube të tjera të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, iu është nënshtruar testeve për virusin Covid-19.

Të gjitha mostrat e marra nga FC Feronikeli, përfshirë ato të futbollistëve, trajnerëve dhe stafit kanë rezultuar negativ për sëmundjen CoVid-19.

“Pavarësisht rezultateve, klubi do t’i ndjekë në përpikëri këshillat dhe instruksionet e IKShPK-së, për higjienë dhe dezinfektim të zhveshtoreve e mjeteve të tjera.

FC Feronikeli falënderon IKShPK-në për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës”, njofton Nikli.

Ekipi nga Drenasi do të luftojë për Kupën e Kosovës këtë sezon.