18:13 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Skuadra e La Ligas me ofertë konkrete për Shaqirin

Xhedran Shaqiri po përballet me konkurrencë të fortë te Liverpooli dhe nuk e ka gjetur hapësirën e duhur për të patur minutazh këtë sezon.

Por e ardhmja e yllit shqiptar duket se është larg nga Anfield, madje edhe larg nga Premierleague.

Sipas Mirror, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është duke u kërkuar nga skuadra spanjolle, Sevilla, shkruan Indeksonline.

Mediumi i madh anglez raporton se skuadra nga La Liga është e gatshme të paguaj rreth 30 milionë euro për reprezentuesin zviceran.

Xherdan Shaqiri u bashkua me Liverpoolin në verën e vitit 2018, ku Reds paguan rreth 15 milionë euro te Stoke City.

Nëse ky transferim realizohet me këto shifra atëherë, Klopp do të përfitonte dyfish nga çmimi i blerë. /IndeksOnline/