15:52 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra e “mallkuar” nga Superliga e Kosovës, po i humbë ndeshjet krejt në fund

Dukagjini nga Klina u mposht nga Flamurtari me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës. Kryeqytetasit shënuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Por kjo nuk është hera e parë që klinasit humbin në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Dukagjini ka humbur katër ndeshje në minutat e fundit të ndeshjes, ku dy nga to në minutat shtesë.

Përveç ndeshjes me Flamurtarin që e humbi në minutën e katërt shtesë, edhe kundër Dritës humbi në minutën e parë shtesë.

Derisa në ndeshjen ndaj Llapit e ka humbur në minutën e 81-të derisa ndaj Ferizajit ka humbur në minutën e 84-të.

Dukagjini qëndron në vendin e fundit në tabelë me 8 pikë. /IndeksOnline/