13:50 / E Enjte, 26 Mars 2020

Skuadra e mëdha gjermane iu dalin ndihmë atyre të voglave, dhurojnë 20 milionë euro

Katër skuadrat e Bundesligës, Bayern, Dortmund, Leipzig dhe Leverkusen iu kanë dalë në ndihmë skuadrave të vogla gjermane.

Këto klube kanë dhuruar 20 milionë euro për të mbështetur klubet nga divizioni i parë dhe i dytë i Gjermanisë, shkruan Indeksonline/

Këto ndihma do të ndihmojnë klubet e vogla që të mos kenë probleme me financa dhe të kryejnë me kohë pagesat ndaj lojtarëve.

Futbolli gjerman është ndër ekonomitë më të zhvilluara në Botë me të ardhura të mëdha dhe me shikueshmërinë më të madhe në stadiume. /IndeksOnline/