18:03 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Serie A që po i “rehaton” gjigantët

Juventus dje pësoi vetëm humbjen e dytë këtë sezon në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Allegri u mposht nga Spal me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 32-të.

Spal ka bërë një ngjitje të madhe në tabelë ndeshjet e fundit, shkruan Indeksonline.

Në pesë ndeshjet e fundit ata kanë shënuar katër fitore dhe kanë humbur një. Spal ka marrë pikë të plota nga Roma, Lazio dhe Juventus.

Në pesë ndeshjet e fundit Spal kanë fituar 12 pikë, duke u bërë skuadra me më shumë pikë të grumbulluara në Serie A. /IndeksOnline/