15:49 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Series A shkarkon trajnerin

Igor Tudor nuk është më trajneri i Udineses.

Kroati ka paguar shtrenjtë dy humbjet e thella ndaj Atalantës dhe Romës, sfida në të cilat skuadra e tij pësoi plot 11 gola dhe shënoi vetëm 1, pasi është shkarkuar nga detyra.

Tudor largohet kështu për herë të dytë nga stoli i skuadrës friulane pasi edhe në 2018-ën pasi arriti të siguronte mbijetesën në 4 ndeshjet e fundit që drejtoi Udinesen nuk iu ofrua një kontratë e re.

Për momentin drejtimin e Udineses e ka marrë Luca Gotti, ndërkohë që drejtuesit e klubit po shikojnë për pasuesin e kroatit.Janë plot 6 emra në axhendën e tyre duke filluar nga Colantuono, Guidolin e Marino por edhe Di Biagio, Ballardini e Carrera.