75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Skuadra egjiptiane që thotë së mund të blejë lojtarë nga Real Madridi

Skuadra egjiptiane është e vendosur që ta rrisë kapacitetin e saj dhe po ashtu mund të blejë lojtarë të mirë nga kundërshtarët, shkruan shefi i klubit

Klubi i Egjiptit, Zamalek është bërë skuadra më e pasur në këtë vend dhe në të ardhmen mund të blejë lojtarë nga Real Madridi, ka thënë presidenti i saj Mortada Mansour. Shefi i Zamalek lajmëroi për planet e reja të klubit ku do të vendoset në qytet më 6 tetor, ku edhe do të ndërtohet një stadium i ri për skuadrën.

Mansour ka thënë së fondet e aksionarëve të skuadrës së tij që do të vinë nga kompani të reja do të sjellin para të mjaftueshme për të blerë lojtarë nga rivalët e tyre – edhe pse ai ka paralajmëruar një luftë jo civile me Al Ahly.

Mansour, i cili u kthye në krye të skuadrës egjiptiane më 2021 për herë të pestë si president, ka insistuar se do të rrisë muskujt e tyre financiar pas sjelljes së disa anëtarëve të rinj.

“Ne do të jemi klubi më i pasur në Egjipt dhe ne do të mund të nënshkruajmë me çdo lojtarë, madje edhe nëse ata janë nga Real Madridi”, tha ai për gazetarët.

Mansour po ashtu foli për shifrat të cilat kanë ngjallur pakënaqësi në mes të Zamalekut dhe rivalëve të tyre, Al-Ahly.

Zamalek ka kërkuar një pjesë tokë në qytetin “Kajro e re” por apeli i tyre është hedhur poshtë, teksa Al-Ahlyt i është dhënë një parcelë nga Qeveria, duke ngritur shqetësime se mund të këtë grindje mes tifozëve të skuadrave.

“Ne i kërkuam kryeministrit tonë që ta na jep një copë tokë në Kajron e re dhe fatkeqësisht nuk e morëm tokën, e kundërta ndodhi me Al-Ahly, të cilët morën një parcelë për të themeluar një degë të re të klubit, në fund ky është mendim i zyrtarëve dhe ne e respektojmë atë”, shtoi ai.

“Disa po mundohet që të krijojnë rebelim në mes të masave dhe institucioneve por kjo nuk është e nevojshme”.

“I kam kërkuar tifozëve të Al-Ahly që të kenë kujdes asaj çfarë po ndodh tani për përpjekjet për të nxitur revoltë brenda vendit, gjëja më e rëndësishme për ne është Egjipti, jo Zamaleku apo Al – Ahly apo Mortada Mansour apo Al-Khatib, gjëja më e rëndësishme është vendi i jonë”.