09:19 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Skuadra ”gjysmake” e Milanit pret sonte Juventusin në derbin e Italisë

Milani është sonte nikoqir i Juventusit në ”San Siro”, në përballjet e skuadrave më të suksesshme në Itali.

Skuadra e Gennaro Gattusos e pret liderin e Serie A-s, Juventusin, me synimin për ta ndalë ecurimnë negative ndaj ”Zonjës së Vjetër”, ku milanezët kanë fituar vetëm njëherë në 16 përballjet e fundit.

Maxi Allegri e ka nisur sezonin aktual me Juventusin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe sonte kërkon fitore pas asaj humbje shokuese nga Manchester Unitedi në mesjavë.

Në çfarë kohe fillon ndeshja? E diele, 11 nëntor
Në sa ora? 20:30
Kur zhvillohet ndeshja? ”San Siro”
Gjyqtari i ndeshjes? Paolo Mazzoleni

Të rejat nga skuadrat:

Gennaro Gattuso përballet me shumë lojtarë të lënduar për këtë ndeshje me Juventusin, transmeton IndeksOnline.

Real Betis v AC Milan - UEFA Europa League - Group F

Mateo Musacchio u lëndua në barazimin, 1-1 me Real Betisin, por ka pak gjasa që ai të rikuperohet me kohë.

Megjithatë, Milanit do t’i mungojnë Lucas Biglia dhe Mattia Caldaro, derisa Hakan Calhanoglu, Gonzalo Higuain, Giacomo Bonaventura dhe Davide Caldaro të gjithë mbeten të lënduar.

Emre Can dhe Mario Mandzukic, nga ana tjetër, nuk u paraqitën ndaj Man Unitedit pasi janë duke u rikuperuar nga lëndimet respetive, por ka gjasa që ata të paraqiten nga stoli sonte.

Juventus v Manchester United - UEFA Champions League Group H

Allegri ka luajtur me Medhi Benatia dhe Giorgio Chiellini në qendër të mbrojtjes së fundmi, por pritet që sonte, Allegri të luajë me dyshen, Bonucci – Chiellini.

Sa i përket Douglas Costas, braziliani është ende duke u rikuperuar dhe pritet që sonte të mungojë.

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bonaventura, Bakayoko; Suso, Calhanoglu, Higuain.

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, ​Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.

Përballjet ”kokë më kokë”:

Dy gjigantët italian kanë histori të madhe, dhe këtë fundjavë, e zhvillojnë ndeshjen e 229-të mes vete. ”Zonja e Vjetër” i ka fituar 88 takime mes tyre, Milani 67, derisa 73 ndeshje kanë përfunduar baras.

AC Milan's Ukrainian striker Andriy Shev

Juventusi i ka dominuar takimet e fundit ndaj Milanit, duke i fituar pesë nga pesë derbit e fundit. Megjithatë, duhet kujtuar fitoren e Milanit ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë në penallti, 4-3 në vitin 2016.

Forma e fundit:

Milani është aktualisht 10 pikë larg liderit të Serie A dhe synimi është që ta ngushtojnë këtë diferencë. Forma e tyre e fundit në kampionat ka qenë premtuese, pavarsisht humbjes në derbi me Interin.

Juventus v AC Milan - TIM Cup Final

Skuadra e Gattusos ka marrë 12 pikë nga 15 të mundshme dhe ka zënë vendin e katërt në tabelë.

Nga ana tjetër, Juventusi është thjesht impresiv këtë sezon.

Nga 11 ndeshje të zhvilluara në Serie A, Juventusi ka regjistruar 10 fitore, në startin më të mirë në kampionatin italian.

Kështu janë paraqitur të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Parashikimi:

Milani e pret Juventusin, kur të dyja skuadrat janë në formë të mirë në Serie A. Milani ka marrë 12 pikë nga 15 të mundshme, derisa Juventusi ka marrë 13 nga 15 të mundshme.

Real Betis Sevilla v AC Milan - UEFA Europa League

Në Serie A, Milani s’është mposhtur që prej derbit të Milanos. Por, me shumë lëndime në dispozicion, Gattuso do të ketë shumë probleme sonte.

Juventusi është ende i pamposhtur këtë sezon në Serie A, teksa humbja nga Man Unitedi ishte e para në të gjitha kompeticionet, andaj djelmoshat e Allegrit duan të reagojnë sonte me fitore.

Milani do të mundohet për të pamundurën, por Juve është favorit sonte.

Parashikimi: Milan 1-3 Juventus./IndeksOnline/

Temat: