20:35 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuadra italiane nuk mund t’i luaj ndeshjet e Champions League në fushën e tyre

Tifozët e Liverpool do të detyrohen të udhëtojnë rreth 200 kilometra më shumë, por të ndjekur ekipin e tyre në ndeshjen e tetorit në Champions League, kundër Napoli.

UEFA hodhi poshtë mundësinë që Napoli të presë ndeshjet e Champions në stadiumin “San Paolo” dhe presidenti Aurelio De Laurtentiis ka vendosur t’i zhvillojë këto takime në Bari, në stadiumin “San Nicola”, i cili i plotëson të gjitha standardet që kërkon qeveria e futbollit botërorit.

De Laurentiis tha: “Për mua është një makth që Napoli ka një stadium kaq të keq. Kam kërkuar vazhdimisht ndihmën e autoriteteve lokale, që nuk ka ardhur kurrë. Tani edhe UEFA vendosi se nuk mund të luhet më në “San Paolo”. Do të vë në dispozicion të tifozëve 1000 autobusë, që do t’i paguajë nga xhepi, për të shkuar në Bari.”

Stadiumi “San Nicola” ka një kapacitet prej 58 mijë vendesh dhe është ndërtuar në vitin 1990 për të pritur Kupën e Botës që u zhvillua në Itali.

Temat: