17:00 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Skuadra kosovare bë ankesë në FFK, kërkon disa sqarime

Skuadra e Mitrovicës në konkurrencën e femrave ka dërguar një ankesë zyrtare në FFK.

E gjitha kjo është bërë pasi fati i Superligës së femrave në Kosovë ka mbetur ende i pazgjedhur.

Ky reagim i skuadrës mitrovicase është bërë në disa pika:

“Përse vetëm Ipko Superliga lejohet t’i mbajë stërvitjet?

Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimi i kampionatiti?

Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimin i ndeshjeve të Kupës?

Përse vetëm Ipko Superliga i ndahen mjetet financiare siç ka ndodhur këto ditë?”, shkruhet në letrën e KFF Mitrovica.