17:42 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Skuadra ku luajti Pele e Neymar bie nga liga brazilane

Skuadra e Santosit ka rënë nga kategoria e Parë e Ligës braziliane.

Skuadra ku luaji legjenda Pele dhe Neymar, për herë të parë në 111 vite histori ka rënë nga kategoria, shkruan IndeksOnline.

Santos të paktën për një sezon nuk do të marrin pjesë në elitën e futbollit brazilian.

Në ndeshjen e fundit, Snatos u mposht nga skuadra e Fortaleza me rezultat 2-1, duke e mbyllur sezonin në vendin e 17-të me 43 pikë./IndeksOnline/