75 Mall Live Search
18:09 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skuadra më e plakët në Serie A, Juve është afër, por s’është “Zonja më e Vjetër”

Parma e ka skuadrën më të vjetër në Serie A. 29 vjet e 142 ditë është mosha mesatare e skuadrës së njohur italiane. Pas Parmës, rënditet Chievo me moshë mesatare prej 29 vjet e 125 ditë.

28 vjet e 199 ditë është mosha mesatare e Cagliarit që rënditet para Juventusit të madh që ka ka shifrën e 28 vjet e 192 ditë të moshës mesatare.

Fiorentina është skuadra më e re në Serie A për nga mosha. 24 vjet e 128 ditë është masatarja e “Violas”.

Milan, Udinese e Sassuolo janë skuadrat tjera në rënditje me moshën më të re./Indeksonline/