22:57 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skuadra që të gjithë e urreni kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Sonte janë kompletuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Benfica, PSV dhe Crvna Zvezda janë skuadrat e fundit që kanë kaluar në këtë fazë.

Portugezët eliminuan PAOK-un, ku pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë arritën fitore 1-4 në ndeshjen kthyese.

Holandezët e PSV eliminuan Bate Borisovin. Në ndeshjen e parë ata fituan 2-3 ndërsa sonte vulosën kualifikimin me rezulrar 3-0.

Besafia e mbrëmjes ka qenë skuadra serbe, Crvna Zvezda. Barazimi pa gola në Beograd iu ndihmoi që përmes barazimit 2-2 të sigurojnë një vend në garën më të rëndësishme për klube.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet nesër nga ora 18:00. /IndeksOnline/