15:45 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Berisha: Mezi pres të luaj për Lazion

Valon Berisha është larguar përfundimisht nga Red Bull Salzburg dhe ka nënshkruar me gjigantin nga Italia.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me SS Lazio, shkruan IndeksOnline.

Ai ndihet tejet i emocionuar që ka firmosur me skuadrën nga Serie A.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se kam nënshkruar me Lazion. Cfarë dite e mirë për mua dhe familjen time, të cilët do ta kishin menduar që një fëmijë i vogël nga një qytet i vogël në Norvegji, do ta bënte atë në qytetin e madh të Italisë. Ëndërra bëhet realitet. Mezi pres të takohem me shokët e mi të ri në Lazio. Nuk mund të pres që të fillojmë”, ka shkruar Berisha./IndeksOnline/