09:06 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Skuadra shqiptare siguron sulmuesin e La Ligas

Egnatia bën një goditje të madhe për sulmin pa u hapur ende zyrtarisht merkatoja e janarit.

Bëhet fjalë për një qendërsulmues tipik, 27-vjeçarin ganez, Rafael Duamena.

VALENCIA, SPAIN – MAY 18: Francisco Javier Montero Rubio of Club Atletico de Madrid competes for the ball with Raphael Dwamena of Levante UD during the La Liga match between Levante UD and Club Atletico de Madrid at Ciutat de Valencia on May 18, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Sulmuesi jo më larg se katër vite më parë, ka qenë pjesë e klubit të njohur spanjoll, Levante, duke luajtur 12 ndeshje në La Liga me fanellën e kësaj skuadre.

Sulmuesi afrikan ka qenë edhe pjesë e Zyrihut, Zaragozës, Vejlës e së fundit Blau Linzit.