14:39 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Skuadra spanjolle që nuk merrte paga që sa kohë, merr lajm të mirë nga pronarët

Skuadra spanjolle që garon në Segunda, Reus do të vazhdojë kampionatin. Skuadra nuk kishte paguar lojtarët që një kohë dhe për këtë ata kishin paralajmëruar mos paraqitjen në fushë në ndeshjen ndaj Cordobas.

Por, pronarët sot kanë njoftuar dhe garantuar se gjatë javës së ardhshme do të ndahen të gjitha pagat për futbollistët.

Pas këtij lajmi, është arritur marrëveshja që futbollistët ta paraqiten në fushë dhe të vazhdojnë kampionatin. Reus është në pozitën e 20-të tabelare dhe po lufton për mbijetesë./Indeksonline/