08:17 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skuadrat e Series A, pas mesfushorit të Manchesterit

Aventura e Nemanja Matiqit te Manchester Unitedi, do të mbyllet me shumë mundësi sezonin e ardhshëm dhe kështu, serbi do të jetë një lojtar që do të largohet me parametra zero.

Mesfushori meqënëse do të largohet si i lirë, ka tërhequr vëmendjen e tri skuadrave të mëdha italiane. Milani, Interi dhe Juventusi, janë në ndjekje të tij dhe duan të përfitojnë.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani është skuadër më atraktive për serbin, pasi do të nis një projekt të ri, që me shumë mundësi ai do të jetë në qendër.

Por, çdo operacion ka pengesat e veta dhe për Milanin, pengesë është rroga e tij. Ai kërkon 7 milionë euro në sezon, diçka që e bën shumë skeptik Ivan Gazidisin, që nuk do të krijojë disbalanca në skuadër.

Nga ana tjetër Juventusi dhe Interi janë gati të përfitojnë. Conte do të dëshironte të punonte më në fund me të, ndërsa “Zonja” dihet që goditjet me parametra zero i gjurmon prej vitesh.