08:04 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Slack numëron 10 milionë përdorues aktiv në ditë

Në një postim në blog  Slack tha se numëron 10 milionë përdorues aktiv në ditë, një rritje me 2 milion që nga muaji Maj i vitit të kaluar.

Dhe përdoruesit nuk vinë vetëm nga Lugina e Silikonit por mese gjysma nga jashtë Shteteve të Bashkuara.

Por Slack nuk dha detaje rreth përdoruesve me pagesë ndërsa në Maj të 2018-ës kishte 3 milionë.

Megjithatë tha se numri i organizatave është rritur me 50% në 85,000. Afrimi i kompanive të mëdha në platformë ka qenë një sfidë më vete për Slack.

Mesa duket kanë korrur sadopak sukses në këtë drejtim ku 65 e kompanive Fortune 100 përdornin Slack.

Në 2019-ën parashikohen 640 milionë dollarë të ardhura ndërsa kompania vlerësohet me 7 miliardë dollarë.