15:36 / E Martë, 09 Janar 2024 / L K

Slaven Belupo e fton një kosovar për ndeshjen e nesërme, por jo edhe Arbër Hoxhen!


Skuadra e Slaven Belupos ka udhëtuar sot për në qytetin bregdetar Medulin të Kroacisë për vazën parapërgatitore.

Në listën e trajnerit nuk figuron fare emri i Arbër Hoxhës.

Futbollisti istogas pritet që sot pasdite të prezantohet te Dinamo Zagrebi.

Për ndeshjen ndaj skuadrës austriake Kappfenberg është ftuar Bujar Pllana./Indeksonline/