09:41 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / B O

Slavia Praga vije në Kosovë në formën më të lartë të sezonit, 4-0 mbrëmë e fitoj derbin!

Tre ditë para ndeshjes me Ballkanin në UEFA Conference League, Slavia Praga po kalon në formën më të mirë sezonale. Skuadra çeke e ka fituar mbrëmë derbin ndaj Spartës me rezultat 4-0.

Rivali i Ballkanit ka regjistruar tre fitore me radhë që nga humbja e fundit ndaj Cluj në Conference League.

Kjo formë e Slavias është një paralajmërim i fuqishëm për Ballkanin se duhet dhënë shumë nga vetja për të shpresuar në rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës.

Ballkani-Slavia Pragë luhet të enjtën në orën 21:00 dhe është pothuajse ndeshja vendimtare për të dy skuadrat./Indeksonline/