10:54 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Latifi: Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve, nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy personave që vdiqën në një aksident komunikacioni në Arllat të Drenasit.

“Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve nga Rahoveci, Besim Hoxha dhe Milaim Tara, në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në Arllat. Është një ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre!, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.