10:44 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Smajl Latifi merr dy vendime respekti për mërgimtarët, ua lëshon parkingun!

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka marrë dy vendime të rëndësishme për të nderuar mërgimtarët. Latifi ka vendosur të rris orarin e punës në zyret e komunës, duke e shtuar edhe një gjysëm orari në ditën e shtunë.

Poashtu, Latifi ka obliguar punëtorët e komunës që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për të ua mundësuar mërgimtarëve që të parkojnë veturat e tyre.

“Me qëllim që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë gjatë pushimeve të tyre, kam marrë dy vendime të cilat kanë për qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre në Kosovë.

Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyres së pranimit dhe zyres së tatimit në pronë, të cilët nga 15 korriku do të punojnë deri në ora 18:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të shtunën, kurse, me vendimin e dytë, punëtorët e komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për mërgimtarët.

Falënderoj personalisht secilin mërgimtar për kontributin e tyre për atdheun dhe ju siguroj se ne si komunë do të jemi në dispozicionin tuaj që qëndrimin tuaj në shtëpi ta bëjmë sa më të mirë” shkruan Latifi në njoftim./Indeksonline/