Smajl Latifi tregon obligim e parë që do e kryej si kryetar i Rahovecit
Qytetarë të 19 komunave, dje kanë vendosur se kë do ta kenë në udhëheqje gjatë katër viteve të ardhshme.
Në mesin e këtyre komunave, ajo e Rahovecit kishte vendosur ta bëjë ndryshimin sa i përket qeverisjes komunale.
Ky qytet, për katër vite me radhë është udhëhequr nga PDK-ja, në krye me Idriz Vehapin. Ndërkaq, dje qytetarët vendosën që të rizgjedhin përsëri kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, për të cilin ky është mandati i dytë.
Në një prononcim për Indeksonline, Latifi është shprehur i bindur se as votat me kusht e as votat e diasporës nuk e ndryshojnë dot rezultatin triumfues të AAK-së.
Latifi ka thënë se menjëherë pasi të merr pozitën e kryetarit, do të marrë vendim për të formuar një komision për incizimin dhe regjistrimin e te gjitha aseteve të objekteve publike.
“Vendimi im i parë ka me qenë një komision për incizimin e gjendjes dhe regjistrimin e të gjitha aseteve të objektit të administratës komunale, në objektet e shëndetësisë, shkollave, në mënyrë që ta kemi edhe një raport dhe një situatë më të favorshme dhe një bazë të mirë për t’i menaxhuar para së gjithash asetet e publikut dhe të komunës së Rahovecit”, tha Latifi për Indeksonline.
I pyetur për qeverisjen e kaluar, Latifi nuk e ka komentuar, por ka thënë se mandati I tij do të jetë mandat I suksesit.
“Ne mund të flasim për mandatin e ri, jam i bindur që do të jetë mandat jo i lehtë, por mandate që do të prodhojë sukses, qeverisje të mirë, qeverisje të përgjegjshme, qeverisje të suksesshme dhe përmbushje të prioriteteve, përkatësisht zotimeve që I kemi shpalos para qytetarëve”, tha Latifi.
Kujtojmë se diferenca në mes të Latifit dhe Vehapit është vetëm 286 vota./Indeksonline/